Sheqeri shkakton depresion

Shëndetësia

Sheqeri shkakton depresion

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Ekspertët amerikanë sugjerojnë se konsumimi i tepërt i sheqerit shkakton depresionin, por se ende nuk e kanë gjetur lidhjen e saktë natyrore.

Të gjeturat e fundit nga universiteti në Nju Jork bazohen në të dhënat e grumbulluara nga rreth 70.000 femra që e kanë kaluar menopauzën.

Me këtë rast ishte vërtetuar se të anketuarat që kishin dozë të lartë të sheqerit ishin më së shumti të rrezikuara nga depresioni, derisa konsumimi i prodhimeve të qumështit, fibrat, pemët dhe perimet, ndërlidheshin më me pak rrezik për ta shkaktuar një çrregullim psikik si ky.

Shkencëtarët besojnë se sheqeri mundet të nxit shumë reaksione hormonale dhe sjell deri te proceset pezmatuese, që po ashtu ndërlidhen me depresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat