Tre qetësuesit natyral për qetësimin e migrenës

Shëndetësia

Tre qetësuesit natyral për qetësimin e migrenës

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Migrena është një problem shumë i theksuar sidomos tek femrat. Nëse vazhdon gjatë, migrena mund të na shkatërrojë vërtet ditën. Shpesh ilaçet që përdorim nuk kryejnë punë. Por a e keni ditur se ekzistojnë disa kura shtëpiake për ta lehtësuar migrenën?

Mente

Përhapja e vajrave thelbësore të mentës kudo në shtëpi mund t’ju ndihmojë të qetësoni një dhimbje koke të lehtë. Mund të provoni ta aplikoni në majë të ballit.

Borziloku

Kjo bimë rekomandohet veçanërisht nëse dhimbja juaj e kokës është shkaktuar nga stresi. Për shembull, mund të përgatisni një banjë borziloku: pasi të keni zier 1 litër ujë, shtoni dy degë borzilok. Hiqeni tenxheren nga nxehtësia, mbulojeni dhe, pasi të keni lënë për disa minuta, filtrojeni dhe derdheni ujin në vaskë.

Qepa

Qëroni dhe prisni 2-3 qepë në feta të holla, vendosini në dy lecka të pastra (në mënyrë që të bëni një jastëk të vogël) dhe vendoseni në kokë. Përsëriteni disa herë në ditë sipas nevojës. Padyshim se do të ndjeni lehtësim të ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat