A e dini çka i ndodh trupit tonë kur e përpijmë çamçakëzin?

Shëndetësia

A e dini çka i ndodh trupit tonë kur e përpijmë çamçakëzin?

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:15
Ilustrim

Kur gëlltisim një çamçakëz, trupi nuk mund ta tretë ose prishë atë. Por kjo nuk do të thotë se qëndron përgjithmonë në stomak. Ashtu si shumica e ushqimeve që hamë, çamçakëzi do të kalojë përmes sistemit tonë të tretjes. Realiteti është se çamçakëzi do të eliminohet nga trupi brenda 1 deri në 3 ditë.

Sidoqoftë, gëlltitja e shumë çamçakëzëve në një kohë të shkurtër mund të çojë në pengesa të zorrëve.

A është e sigurt të gëlltitet apo jo?

Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, çamçakëzi është i sigurt për konsum njerëzor. Por kjo shoqërohet me rregullore specifike që përshkruajnë me hollësi se cilat përbërës dhe në çfarë sasie duhet të përmbahen në çamçakëz.
Hidroksitolueni butiluar, dioksidi i titanit dhe aspartami janë përbërës të diskutueshëm në çamçakëz. Por Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i konsideron ato të sigurta nëse përdoren në sasi të vogla. Sidoqoftë, te fëmijët do të ishte mirë të shmangnin dhënien e çamçakëzit nëse nuk mund ta shmangin gëlltitjen.

Nëse dikush tani mund të përtypë çamçakëz pa e gëlltitur, në të vërtetë mund të ketë disa përfitime nga ky zakon. Hulumtimet tregojnë se përtypja mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit, por gjithashtu ndihmon në produktivitetin dhe mirëqenien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat