Pastroni mëlçinë dhe hiqni qafe helmet në mënyrë natyrale

Shëndetësia

Pastroni mëlçinë dhe hiqni qafe helmet në mënyrë natyrale

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Duhet të pini së paku dy litra ujë në ditë, të merrni frymë thellë dhe të jeni të qetë. Duhet të bëni dush me ujë të ngrohtë e më pas për 30 sekonda me të ftohtë, sepse kjo përmirëson shtypjen e gjakut. Pos këtyre këshillave, ja çfarë të konsumoni për të pasur një mëlçi të shëndetshme në mënyrë natyrale.

UJË TË NGROHTË ME LIMON

Mënyrë e shkëlqyeshme për detoksim. Kjo duhet t'ju shndërrohet në rutinë, çdo mëngjes pini pak ujë të vakët me lëng limoni. Mos shtoni sheqer, e asgjë tjetër.

Po ashtu, pos ujit të ngrohtë me limon, në çdo gjellë shtoni edhe hudhrën. Pini sa më shumë çaj të gjelbër, sepse ai e pastron mëlçinë nga helmet e grumbulluara. Ky organ krahas çajit të gjelbër do të jetë në funksionim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat