Receta për shmangien e aromës së keqe dhe kancerin e gjirit

Shëndetësia

Receta për shmangien e aromës së keqe dhe kancerin e gjirit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Nëse e përzieni sodën e bikarbonatit me pak miell misri dhe i shtoni disa pika vaj eterik, do të fitoni deodorantin me aromë të këndshme. Deodorant të lëngshëm mund të përgatisni nëse përzieni xhel alo- vera me pak ujë, 1 gotë glicerinë dhe disa pika vaj eterik

JU NË ROLIN E "KIMISTIT"

Klori i aluminit gjendet në deodorantë me shenjën "anti-perspirant", e ndërlidhet me kancerin e gjirit dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Përbërësit: 30 ml uthull të mollës, 95 ml ujë, 60 pika vaj eterik sipas dëshirës. Përzieni të gjithë përbërësit dhe mbusheni një shishe me spërkatës. Kombinimi i vajit eterik ju lejohet juve sipas shijes dhe imagjinatës, e propozimet tona janë 24 pika lime dhe 18 pika mentë si dhe 16 pika boronicë.

Përbërësit: 250 ml vodkë, 50 g livandë të tharë, 50 g gjethe të freskëta trëndafili, 10 pika vaj eterik të livandës dhe 10 pika vaj eterik trëndafili. Përgatitja: gjethet dhe livandën i vendosni në fund të shishes dhe i derdhni vodkën, shtoni vajin eterik, mbyllni dhe e lini të qëndrojë për tri javë në vend të thatë dhe të ftohtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat