Pse ju shqetësojnë disa njerëz kur hanë

Shëndetësia

Pse ju shqetësojnë disa njerëz kur hanë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:15
Ilustrim

Shkencëtarët kanë shpjeguar se pse tingujt si përtypja, pirja dhe frymëmarrja gjatë konsumimit të ushqimit, ndikojnë shumë keq tek të tjerët. Ky mund të mos jetë problem për disa njerëz në tavolinë, por për disa të tjerë me misofoni, është aq shumë sa mund të ngrihen nga tavolina.

Shkencëtarët në Universitetin Newcastle kanë kryer skanerë të trurit tek këta individë dhe kanë zbuluar se njerëzit me misofoni kanë lidhje më të fortë midis pjesës së trurit që përpunon tingujt dhe pjesës së të ashtuquajturës cipë premotore e cila merret me lëvizjet e muskujve të gojës dhe fytit. Kur njerëzit me misofoni dëgjuan tingujt të tillë, skaneri tregoi se pjesa e trurit i përfshirë në lëvizjen e gojës dhe fytit ishte tepër aktiv.

"Ajo që ne po tregojmë është që në misofoni zëri shkakton aktivizimin e zonës motorike edhe pse personi është vetëm duke dëgjuar tingullin. Kjo i bën ata që të ndjehen se tingujt po i shqetësojnë," tha Sukhbinder Kumar, një neuro-shkencëtar në Universitetin Newcastle.

Kumar dhe kolegët e tij besojnë se tingujt nxitës aktivizojnë atë që quhet sistemi i neuroneve pasqyrë të trurit. Neuronet pasqyrë mendohet të nxiten kur një person kryen një veprim, por edhe kur shohin të tjerët bëjnë lëvizje të veçanta. Aktivizimi i sistemit të neuroneve të pasqyrave nga këto tinguj tregojnë se kjo nxit atë që shkencëtarët e quajnë "hiper-pasqyrim".

Nëse gjetjet e raportuara në revistën “Journal of Neuroscience” zhvillohen kjo mund të hap rrugën për terapi më efektive për misofonia, të cilën për disa pacientë është shumë e pakëndshme. Kumar tha se sistemi i neuroneve të pasqyrës mund të trajnohet, kështu që është e mundur që njerëzit të thyejnë lidhjen midis një tingulli të veçantë që i shqetëson ata dhe efekteve shqetësuese që ata përjetojnë.

Hulumtimi mbi mjekët universitarë në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit zbuloi se rreth 12% përjetuan simptoma të moderuara të misofonisë, me 0.3% që kishin një gjendje të rëndë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat