Uri apo neps – si të kuptoni diferencën

Shëndetësia

Uri apo neps – si të kuptoni diferencën

Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Kur ju zë uria apo kur ju shkon mendja për ushqim të preferuar, përfundimi në të shumtën e rasteve është konsumi i tij.

Mund ta quani uri ose neps megjithëse të dyja janë reagime të ndryshme të trupit, të cilat lidhen me gjendje të caktuara fizike dhe emocionale.

Konsumimi i ushqimeve tuaja të preferuara shpesh nuk lidhet aspak me urinë, por pikërisht me nepsin.

Po cili është dallimi mes urisë dhe nepsit.

Çfarë është nepsi?

Nepsi për ushqime të caktuara në mes të ditës apo të natës nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje e trupit ndaj ndonjë faktori stresues për të.

Ushqimi më i preferuar për t’u konsumuar në këtë rast është padyshim çokollata, ëmbëlsirat apo ushqimet me yndyrë.

Shpesh nepsi për këto ushqime shkaktohet nga ndjenjat negative si stresi apo ankthi të cilët provokojnë këtë ndjenjë si një zgjidhje që trupi të ndihet më mirë.

E ngrëna me neps shpesh çon në ndjenja faji pasi ta keni konsumuar këtë ushqim të caktuar.

Nepsi shtohet gjatë periudhave kur jeni shtatzënë, cikli menstrual apo kur jeni duke mbajtur dietë.

Kjo gjendje mund të shfaqet edhe menjëherë pasi keni ngrenë vaktet tuaja prej të gjitha arsyeve, por kalon me kohën.

Çfarë është uria?

Uria ndodh kur keni disa orë pa ngrënë ose pirë asgjë.

Si pasojë keni dhimbje stomaku, koke dhe ndjesi dobësie për shkak të mungesës së energjisë që trupi përjeton.

Ndryshe nga nepsi, uria ndodh çdo ditë dhe orë pas ore shtohet duke dëmtuar organizmin tuaj.

Uria nuk vjen për shkak të ndonjë ushqimi të caktuar, por për nevoja të përditshme të trupit të njeriut.

Ndryshimi mes të dyjave këtyre gjendjeve të trupit është i madh edhe për pasojat që shkakton në organizëm.

Ushqimet që zgjojnë nepsin zakonisht nuk janë të shëndetshme dhe krijojnë pasoja negative në organizëm.

Një këshillë për të larguar nepsin do të ishte të merreni me diçka teksa ju kujtohet një ushqim i caktuar.

Në këtë mënyrë do të shpërqendroheni dhe trupi juaj nuk do të kërkojë më ushqim të panevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat