Sëmundja kronike vaginale, që u pamundëson seksin

Shëndetësia

Sëmundja kronike vaginale, që u pamundëson seksin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Sëmundja e cila dita- ditës po bëhet më prezentë, ka ngjallur polemika nga mos njohja me një sëmundje të tillë.

Vulvodinia është sëmundje vaginale e njohur ndryshe si “Dembelizëm vaginal”, injorohet shpesh herë nga gjinekologët, dhe në panjohuri pacienti i vuan pasojat dhe dhimbjet e shumta dhe si pasoj e kësaj u cenohet shpesh edhe marrëdhënia seksuale.

Një ndër shenjat e para që mund ta dalloni se a po vuani nga kjo sëmundje janë djegia e jashtme e organeve seksuale, dhimbje gjatë aktit seksual, kruajtje, dhe të gjitha këto vlejnë nëse ju zgjasin më shumë se 3 muaj. Përveç kësaj, infeksionet të shumta vaginale dhe ato të kanaleve të urinës, mund të jenë shenja kryesore se ju vuani nga kjo sëmundje.

Sipas mjekëve, shkaktarë e kësaj sëmundje mund të jetë edhe ndryshimi hormonal.

Sipas mjekëve, rreth 15 % e femrave në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje e heshtur.

Diagnostikimi i kësaj sëmundje është shumë e lehtë dhe bëhet me anë të një shtrishe, duke marrë material të mjaftueshëm nga vagina për të bërë analiza, Mirëpo mjekët thonë se kjo nuk shkakton dhimbje, ndërsa në rast se pacienti ndjen dhimbje gjatë marrjes së strishës atëherë gjendja është alarmante dhe pacienti është në gjendje të rrezikshme.

Sipas mjekëve, nga Vulvodinia vuajnë 15% e femrave në të gjithë botën dhe kjo sëmundje nëse zbulohet me kohë mund edhe të trajtohet dhe pas një kohe edhe të shërohet plotësisht, por një gjë është e sigurt që pacientja do ta mbajnë mend gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat