A e përcaktojnë gjenet tuaja se sa do të jetoni?/ Ja çfarë thotë shkenca

Shëndetësia

A e përcaktojnë gjenet tuaja se sa do të jetoni?/ Ja çfarë thotë shkenca

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:46

Jetëgjatësia mesatare e njerëzve në shumë vende të zhvilluara është rreth 80 vjeç. Disa individë kanë jetuar shumë më gjatë sesa kaq. Madje, njeriu që ka jetuar më shumë deri tani ishte 122 vjeç!Ndërsa vdekja është një gjë e pashmangshme, jetëgjatësia ndryshon në mënyrë drastike midis individëve.

Po cili është sekreti i një jetë të gjatë? Jetëgjatësia jonë është e koduar tashmë në ADN-në tonë, apo përcaktohet nga mënyra jonë e jetesës? Ne pyetëm 11 ekspertë të plakjes, biologjisë qelizore dhe gjenetikës:A diktohet jetëgjatësia kryesisht nga gjenetika? Dhe ja se çfarë  zbuluam.

Jetëgjatësia në krahasim me çfarë?Ekspertët kishin dy interpretime të ndryshme të kësaj pyetje:

1) Krahasuar me speciet e tjera, a e dikton gjenetika jetëgjatësinë e njerëzve?

2) Duke i krahasuar me njerëzit e tjerë, a përcaktohet nga gjenetika jetëgjatësia e disa njerëzve të caktuar?

Gjenetika përcakton jetëgjatësinë midis specieve

Specie të ndryshme të kafshëve kanë jetëgjatësi shumë të ndryshme. Për shembull, peshkaqeni i Grenlandës është në gjendje të jetojë deri në 400 vjet, ndërsa disa lloje të“fluturave të majit” jetojnë vetëm për 5 minuta. Arsyeja për këto ndryshime është gjenetika.

Profesor Dejvid Xhems, ekspert mbi plakjen në Kolegjin Universitar në Londër, thotë se kjo pyetje mund të nënkuptojë:A janë kufijtë e sipërm të jetëgjatësisë tek njerëzit si një specie,të diktuara kryesisht nga gjenetika?“Në këtë rast përgjigja është thuajse e sigurt që po”-thotë ai. Për shembull, jetëgjatësia maksimale e qenieve njerëzore është afro sa dyfishi i të afërmve tanë më të ngushtë midis primatëve më të lartë, si shimpanzetë dhe gorillat.

Stili i jetës më i rëndësishëm sesa gjenet në jetëgjatësinë e njerëzve

Dr.Xhems  thotë:“Nëse dikush merr parasysh pyetjen:A janë ndryshimet në jetëgjatësi

midis njerëzve të caktuar të diktuara kryesisht nga gjenetika, atëherë përgjigjja është:“Krejtësisht e pamundur”.

Shumica e ekspertëve ranë dakord me dr.Xhems. Ndërsa gjenetika luan një rol tek jetëgjatësia e njeriut, ajo nuk është gjithsesi faktori kryesor përcaktues. Profesor Deim Tornton, ekspert mbi anti-plakjen dhe biologjinë e qelizave, dhe ish drejtor i Institutit Evropian të Bioinformatikës  thotë se “gjenetika përbën më pak se 30 për qind të efektit,por është e vërtetë që jetëgjatësia tenton të trashëgohet në familje”.

“Disa familje kanë në përbërjen e tyre më shumë njerëz të moshuar se të tjerët”- thekson ai. Mund të jetë e vështirë të përcaktohet nëse ekzistenca e familjeve me shumë njerëz tejet të moshuar është për shkak të gjenetikës apo mjedisit përreth, pasi shpesh anëtarët e familjes kanë dieta dhe mënyra të ngjashme jetese.

Studimi i ADN-së së këtyre njerëzve që kanë një jetë shumë më të gjatë sesa mesatarja mund të na japë më shumë të dhëna. Profesor Ken Parkinson, ekspert i anti-plakjes dhe onkologjisë nga Universiteti Mbretëresha Meri në Londër, thotë se “shumë grupe studiuesish po përpiqen ta kuptojnë këtë duke e sekuencuar ADN-në e personave mbi 100 vjeç për të krye analiza të gjenomit të tyre”.

Efekti i stilit të jetesës mbi jetëgjatësinë është qartazi i dukshëm, kur shohim se si jetëgjatësia mesatare është rritur për qindra vjet, për shkak të rritjes së mundësisë së ujit të pastër, ushqimit dhe kujdesit mjekësor. Kundër-intuitivisht, është treguar se kufizimi i marrjes së kalorive, mund të lidhet me jetëgjatësinë tek njerëzit.

Një faktor tjetër i stilit të jetesës është dhe të ushtruarit fizikisht. Është vërtetuar se edhe ushtrimet e lehta për 15 minuta në ditë e shtojnë me rreth 3 vjet jetëgjatësinë. Jetëgjatësia individuale midis njerëzve ndikohet nga gjenetika, por jo kryesisht. Profesoreshë Lorna Harris, një ekspert në gjenetikë dhe biologjinë qelizore nga Universiteti Eksteter shprehet se “gjenetika mund të rrisë shanset për të pasur një jetë të gjatë, por atëherë duhet të bëni gjërat e duhura për ta kuptuar atë”.

Përfundim

Dallimet në jetëgjatësinë midis njerëzve, nuk përcaktohen kryesisht nga gjenetika. “Sekreti” i jetëgjatësisë mund të jenë ushtrimet e rregullta fizike dhe një dietë ushqimore e shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat