Ja si ndikon hëna në jetën tonë në çdo fazë të saj, nga gjumi tek periodat dhe rrahjet e zemrës

Shëndetësia

Ja si ndikon hëna në jetën tonë në çdo fazë të saj, nga gjumi tek periodat dhe rrahjet e zemrës

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Janë bërë studime për vite rreth mënyrës se si hëna ndikon në jetën tonë të përditshme, emocionet dhe mirëqenien. Më poshtë keni 5 mënyra se si ndikon ajo tek ju:

Ndikon në hormonet tona: Hormonet tona ndryshojnë ndërsa plakemi, por ato me sa duket mund të zhvendosen edhe kur hëna është në pikën më të lartë dhe të ndritshme. Përveç që ndikojnë në ciklet menstruale të grave  edhe hormonet tona mund të ndryshojnë.

-Ndikon në gjumin tonë: Nëse e keni të vështirë të flini, bëni disa kërkime se cilët planetë janë retrogradë dhe në çfarë cikli është hëna do të habiteni nga lidhja midis të gjithave.

BBC bëri një studim me mbi 30 vullnetarë për të provuar zakonet e tyre të gjumit kur është hëna e plotë. Studiuesit nuk u treguan vullnetarëve se çfarë kërkonin, atyre ju kërkua vetëm të flinin. Ajo që shkencëtarët gjetën ishte interesante; u është dashur më shumë kohë këtyre vullnetarëve të përgjumur për të fjetur, ata nuk kanë qëndruar gjatë në një gjumë të thellë, madje kanë fjetur edhe më pak. Nëse ju ndodh kjo kur hëna është e plotë mund ta “falënderoni” atë.

-Ndikon në rrahjet e zemrës: Nëse një person është aktiv dhe i pëlqen të bëjë lloje të ndryshme të aktivitetevefizike, rrahjet e zemrës së tyre ndryshojnë kur është hëna e plotë.

Gazeta Indian e Kërkimeve Mjekësore transmetoi një studim që vërtetoi se rrahjet e zemrës së një personi ishin në të shpejtuar nën hënën e plotë.

-Aristoteli besonte se ekzistonte një lidhje i thellë midis veprimeve të qenieve njerëzore dhe hënës. Sipas tij kur është hena e plotë ka më shumë gjasa që njerëzit të bëjnë çmenduria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat