Ja pse këto vajza kanë jetë më të gjatë

Shëndetësia

Ja pse këto vajza kanë jetë më të gjatë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:57
Ilustrim

Aktiviteti sportiv rreth 80 minuta në javë gjatë adoleshencës, ndikon që te vajzat të ulet rreziku i vdekjes nga tumori me 16%.

Sipas të dhënave të botuara në revistën “Cancer epidemiology, biomarkers & prevention” ekziston një lidhje e madhe mes sportit dhe parandalimit të tumoreve.

Sipas studimit me rreth 75 mijë femra kineze të moshës 40-70 vjeçe, sporti dhe lëvizja gjatë adoleshencës lidhet me një ulje të vdekshmërisë, pavarësisht nga faktorët e tjerë, si stili i jetesës ose gjendja socio-ekonomike.

Sipas studiuesve, çdo gjë varet nga fakti se lëvizja forcon sistemin imunitar, ul nivelet e inflamacionit dhe insulinës, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut, faktorë që ndikojnë në një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat