Kjo bimë i ndihmon organizmit

Shëndetësia

Kjo bimë i ndihmon organizmit

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Bërshëllëza (lat. Convolvulus sepium), është bimë që ndihmon te sëmundjet e mitrës, mëlçisë, fshikëzës, lukthit, arterioskleroza, dhimbjet e dhëmbit, reuma, e shumë sëmundje tjera.

Pakëson fryrjet në stomak si dhe është treguar e dobishme edhe te plagët që vështirë shërohen, sidomos te të thatit. Mjekët popullorë e sugjerojnë për qarkullim të mirë të gjakut. Është e dobishme edhe te lythat që shfaqen si pasojë e ecjes së tepërt. Gjethet e bimës mund të përdoren edhe si shtesë në ushqim dhe në sallata të përziera.

Kundër fryrjes në stomak përdoret çaji nga kjo bimë, rreth 50 g si dhe nga 10 g mentë, qimnon, kopër, balsam. Një lugë e madhe e përzierjes së bimëve përzihet me 2,5 dl ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini për pesë minuta.

Më pas e konsumoni. Për infeksionin kronik të mëlçisë një gjethe ose rrënjë imtësohet , përzihet me një lugë pelin të imtësuar. Të përzihet me 7,5 dl ujë të vluar, mbuloni për dy orë, dhe e konsumoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat