Receta e skrub-it që ju ndihmon të përgatisni lëkurën për ekspozimin në diell

Shëndetësia

Receta e skrub-it që ju ndihmon të përgatisni lëkurën për ekspozimin në diell

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Lëkura jonë rigjenerohet vazhdimisht… çdo ditë, në fakt, epiderma heq shtresën më të jashtme të qelizave dhe e rinovon atë me qeliza të reja nga shtresat themelore. Ky proces është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon në mbajtjen e viruseve dhe baktereve larg trupit tonë. Kjo është arsyeja pse është një gjë e mirë, që herë pas here, të promovoni rigjenerimin e qelizave duke përdorur një pastrim të mirë që do të ndihmojë gjithashtu që lëkura të jetë më e butë dhe e hidratuar.

Ekzistojnë shumë scrub-e për trupin, por ato nuk janë gjithmonë produkte cilësore dhe shumicën e kohës përmbajnë konservantë dhe kimikate të papërshtatshme.

Por, nëse keni kohë dhe dëshirë, mund ta bëni vetë scrub-in e trupit në një mënyrë natyrale dhe ekonomike falë disa përbërësve: kripë deti, limon, vaj bajame të ëmbël dhe vaj esencial livandoje! Produktet më të shtrenjta janë dy të fundit, por pasi të jenë blerë ato do t’ju zgjasin shumë, për sa kohë që i përdorni vetëm për pastrim.

Pra, le të shohim përbërësit, të cilët ju thjesht duhet t’i përzieni së bashku:

10 lugë kripë të trashë

4 lugë vaj bajame

lëngu i 1 limoni

3 deri në 4 pika vaj esencial livandoje

Përbërësit mund të modifikohen në përputhje me shijet tuaja ose ato që keni në dispozicion në shtëpi… ju mund, për shembull, të përdorni kripë të imët nëse mendoni se ajo e trashë mund të jetë shumë agresive për lëkurën tuaj ose të bëni një pastrim me sodë buke, ose të zëvendësoni vajin esencial të livandës me një tjetër që ju e pëlqeni më shumë, përdorni vaj ulliri, vaj Jojoba, etj. në vend të atij të bajameve, shtoni mjaltë, kos.

Scrub-in mund ta ruani në një kavanoz qelqi për ta mbajtur me produktet e dushit. Përdoreni atë një herë në javë, jo më shumë, duke e masazhuar butësisht përzierjen në lëkurën e lagur të të gjithë trupit dhe duke e lënë të veprojë për disa minuta. Më pas shpëlajeni mirë dhe nëse është e nevojshme, vendosni një krem hidratues në fund të dushit.

Kini kujdes të përdorni vajra esencialë të pastër dhe cilësorë pa e ekzagjeruar pasi, duke qenë shumë të përqendruar, mund të jenë agresiv dhe të bëjnë më shumë dëm sesa dobi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat