Ka shpresë të re tek ilaçet e prostatës

Shëndetësia

Ka shpresë të re tek ilaçet e prostatës

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Burrat tani mund të përfitojnë nga një kombinim i ri i ilaçeve të kancerit të prostatës, të cilat ulin vdekjet dhe tkurrin tumoret.

Mjekët e “The Royal Marsden NHS Foundation Trust”, i kanë përshkruar gjetjet e tyre si ‘premtuese’ dhe besojnë se mund të përmirësojnë trajtimin për më shumë se 10,000 burra në vit që kanë kancer të prostatës me një gjen të gabuar PTEN, shkruan Dailymail.

Kërkimi, botuar në The Lancet, ka përfshire 1,101 burra të 26 vendeve. Të gjithë pacientët kishin kancer të përparuar të prostatës dhe nuk kishin marrë asnjë trajtim të mëparshëm, dhe gjysma kishte tumore pa një gjen PTEN plotësisht funksional.

Disa pjesëmarrësve iu dha si ilaçi ekzistues abirateron, i cili është trajtim standard për shumë burra, ashtu edhe ilaçi eksperimental ipatasertib. Të tjerët morën vetëm abirateron dhe një placebo.

Nga pacientët pa gjen, 61 përqind panë që tumori i tyre u bë më i vogël kur morën të dy ilaçet. Vetëm 39 përqind panë të njëjtin rezultat kur morën vetëm një.

Sidoqoftë, dy ilaçe nuk dëshmuan më mirë se një kur tumoret kishin një gjen PTEN plotësisht funksional.

Kombinimi vlerësohet se mund të ‘zgjasë kohën para përkeqësimit të kancerit të prostatës tek burrat’ në mënyrë që ‘ata të mund të kalojnë sa më shumë kohë me të dashurit e tyre’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat