Nga lëvorja e vezës janë këto ilaçe natyrale

Shëndetësia

Nga lëvorja e vezës janë këto ilaçe natyrale

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Shumë faktorë ndikojnë që të humbim kalciumin nga trupi. Kjo mund të jetë ulja e tepërt, konsumimi i kafeinës alkoolit dhe pijeve të gazuara. Rreth 90 për qind e lëvores së vezës përbëhet nga kalciumi dhe është burim natyral i mineraleve. Ja si të përgatisni ilaçe natyrale nga lëvorja e vezës

PËR GJËNDRAT TIROIDE

Pastroni mirë lëvoret e 8 vezëve dhe i imtësoni. Sipër tyre hidhni lëngun e 2 limonëve dhe i mbani në frigorifer për disa ditë. Kur lëvoret të zbuten lëngun e përzieni me një litër brendi dhe 1 kilogram mjaltë. E lini të qëndrojë 7 ditë. Merrni një lugë 2-4 herë në ditë pas shujtave.

GASTRITIN, TË THATIN

Pak sasi të lëvoreve të shtypura të vezës përzieni dy lugë lëng limoni. Kur të jenë zbutur, shtoni edhe 1 dcl qumësht të ngrohtë. Merrni 1 lugë dy herë në ditë - në mëngjes në lukth të zbrazët dhe një para gjumit.

PËR FORCIMIN E IMUNITETIT

Pesë vezë me lëvore i pastroni mirë, i vendosni në një kavanoz të madh dhe derdhni lëngun e limonit. Lini të qëndrojnë tetë ditë në vend të ftohtë. Më pas e kulloni, e në lëng shtoni edhe një kilogram mjaltë. Përzieni mirë dhe çdo mëngjes gjysmë ore para shujtës merrni nga një lugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat