Çfarë lidhje kanë periodat me djersitjen e shpeshtë!?

Shëndetësia

Çfarë lidhje kanë periodat me djersitjen e shpeshtë!?

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur që pak ditë para periodave të ndjeni se po bëheni me djersë më shumë se zakonisht apo të keni afshe që s'i keni patur më parë?

Nëse mendoni që është thjesht rastësi apo faji i temperaturave, mendoni gabim. Fajin e kanë periodat! Ndryshimi hormonal gjatë ciklit menstrual është përgjegjës për djersën e shtuar gjatë atyre ditëve.

Sipas mjekëve, disbalanca hormonale ndikon tek hipotalamusi (pjesa e trurit përgjegjëse për rregullimin e temperaturës së brendshme). Prandaj, disa gra mund të përjetojnë djersitje gjatë natës pak ditë para periodave.

Kjo simptomë është njësoj si dhimbje e kokës apo fryrja e barkut, por nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Sipas ekspertëve, djerësitja e vazhdueshme edhe pas ciklit, temperatura, dhimbja në zonën e abdomenit, ethet e shpeshta apo ndryshimet e peshës janë shenja që kërkojnë vëmendje dhe do të ishte mirë të takoheshit me një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat