Njihuni me bimën që zbuloi Hipokrati

Shëndetësia

Njihuni me bimën që zbuloi Hipokrati

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 07:23
Ilustrim

Ka një bimë në natyrë, e cila, megjithëse përmban në përbërjen e saj, të gjithë ata përbërës të dobishëm që janë të nevojshëm për pasjen e një organizmi të shëndetshëm, vazhdon të mbetet e panjohur për shumë prej nesh.

Po flasim për lakrën e ujit – lakremin, njohur si Nasturtium dhe si Tropaeolum, një barishte e mrekullueshme ushqyese, e cila për mijëra vjet është përdorur si ilaç tradicional në shumë sëmundje.

Hipokrati ishte i pari që e zbuloi atë. Pasi studioi strukturën fitokimike dhe vlerësoi vetitë e saj të vlefshme, ai e përdori si një stimulues natyral dhe e aplikoi atë në detoksifikimin e gjakut nga metalet e rënda.

Në vitet 1800, lakremi ishte përbërësi kryesor në dietën e banorëve të Britanisë së Madhe. Fillimisht u shtua në sanduiçe, megjithatë, sepse njerëzit ishin aq të varfër sa nuk mund të blinin bukë dhe kështu hanin vetëm bimën, e njohur gjithashtu si "buka e të varfërve".

Rreth vitit 1808, vlera ushqyese e kësaj barishteje filloi të bëhej e njohur gjerësisht, një fakt që ngriti lart popullaritetin e saj, duke rezultuar në kultivimin në të gjithë botën.

Fatkeqësisht, pesëdhjetë vjet më vonë, mbyllja e disa hekurudhave do ta bënte eksportin të vështirë, duke bërë që shumica e tregtarëve të braktisnin të korrat e tyre dhe si rrjedhojë lakërishtja të kthehet në bimët e zhdukura nga tregu. Sigurisht, bima nuk e ka humbur kurrë vlerën e saj ushqyese. Duke qenë se shumica, tani, po i mëshon ngrënies së shëndetshme, lexoni specialen që ju sjell noa.al me detajet shkencore të bimës së mrekullueshme me origjinë orientale.

Vlera ushqyese

Një filxhan lakrem i grirë ose prerë imët përmban afërsisht:

4 kalori 0.4 gr karbohidrate 1 gr proteinat 0.2 gr fibra 2 gr Acidet yndyrore Omega 3 Mangani: 4% PPA Vitamina K: 100% PPA Vitamina C: 24% PPA Vitamina A: 22% PPA

Lëndë të tjera ushqyese

Vitamina B6 Vitamina B12 Hekur Magnez Kalcium Fosfor

Përfitimet

Përfitimet më të rëndësishme të lakërishtes lakrem janë:

Ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Si një perime e gjelbër dhe me gjethe, e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër kancerit.

Sipas studimeve, aloti izotiocianat që gjendet në lakrën e ujit, është treguar të ketë aktivitet anti-kancer.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo bimë, pasi të jetë gatuar, çliron përbërje që ofrojnë përfitime anti-kancer, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të kancereve të ndryshme, përfshirë kancerin e zorrës së trashë.

Burim i acideve yndyrore Ω-3

Ne e dimë që acidet yndyrore omega-3 gjenden kryesisht tek peshqit. Sidoqoftë, ka disa perime, të cilat gjithashtu mund të jenë një burim shumë i mirë i këtyre përbërësve. Përveç vitaminave, mineraleve, fitonutrientëve dhe antioksidantëve, lakra përmban një sasi të lartë të acideve yndyrore të pangopura (Omega-3), gjë që e bën atë një zgjedhje ideale për vegjetarianët.

Dhëmbë dhe kocka të forta

Siç dihet, kalciumi ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe osteopenisë (humbja graduale e dendësisë së kockave). Sasia e kalciumit të pranishëm në lakër, në kombinim me vitaminën K, ndihmon në parandalimin e këtyre sëmundjeve, duke u ofruar njerëzve kushtet e duhura për dhëmbë të shëndetshëm dhe kocka të forta.

Flokë të shëndetshëm, lëkurë dhe thonj

Fitonutrientët që gjenden në perimet jeshile kanë një efekt veçanërisht të dobishëm në shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës. Nuk është rastësi që të gjithë ata që kanë përfshirë në dietën e tyre të përditshme, perime të tilla si lakra e ujit, por edhe lakër e bardhë, karota dhe lakër kineze, kanë flokë, thonj dhe lëkurë me shkëlqim dhe të bukur. Në të njëjtën kohë, përmbajtja e tyre e lartë e ujit luan një rol të rëndësishëm në hidratimin e lëkurës, duke promovuar një pH alkalik, i cili ndihmon në detoksifikimin e trupit.

Presioni i ulët i gjakut

Kalciumi, magnezi dhe kaliumi janë disa nga përbërësit që ulin presionin e gjakut, pasi kanë aftësinë të eleminojnë natriumin dhe të lehtësojnë ënjtjen e arterieve. Lakra e ujit, pra, është një ushqim i pasur me kalcium dhe minerale të dobishëm, i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Karakteristikat anti-inflamatore

Lakra e ujit përmban përbërës antiviralë dhe antibakterialë që kanë aftësinë të ulin inflamacionin. Përveç kësaj, sipas hulumtimeve të fundit, ekstrakti i lakërishtës, i cili përmban β-karotinë, acid askorbik, vitamina, kalcium, aminoacide dhe elementë të tjerë ushqyes ka një efekt të dobishëm, si në zvogëlimin e rrugëve të bllokuara të frymëmarrjes ashtu edhe në trajtimin efektiv të tij.

Edhe më shumë përfitime nga lakra e ujit

Përveç përfitimeve që detajuam më sipër, kjo lloj lakre me gjethe të vogla gjithashtu ofron:

Përmirësimi i funksionit të tiroides Përmirësimi i shëndetit kardiovaskular Vepron si antidepresiv Parandalimi i goditjes në tru Ka një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acidit folik. Parandalimi i ndryshimit të funksioneve njohëse Zhvillim i shëndetit të trurit Reduktimi i dëmtimit oksidativ të qelizave të kuqe të gjakut Përmirësimi i shëndetit të syve

Përzgjedhja dhe ruajtja

Ju e merrni atë nga supermarkete ose dyqane organike. Kjo lakër uji konsumohet kryesisht e freskët dhe mund të shtohet si një lëndë ushqyese dhe përmirësues i shijes, pasi shija karakteristike pikante e gjetheve të saj dhe përmbajtja e saj e lartë e substancave të vlefshme, e bëjnë një zgjedhje të shkëlqyeshme për përgatitjen e makaronave, ëmbëlsirave, sallatave, por edhe pijeve. Zgjidhni një lakërishtë, gjethet e të cilës janë të gjalla dhe jeshile të thella. Ruhet në frigorifer vetëm për disa ditë. Për këtë arsye, rekomandojmë konsumimin e tij të menjëhershëm.

Efektet anësore – Kundërindikimet

Lakra e ujit konsiderohet e sigurt, megjithatë, duhet të konsumohet menjëherë, përndryshe mund të shkaktojë shqetësime të stomakut ose probleme të veshkave. Përdorimi tek fëmijët konsiderohet i pasigurt, veçanërisht tek fëmijët nën 4 vjeç. Nuk rekomandohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga ulçera në stomak ose zorrë. Gratë shtatzëna dhe ato në periudhën e gjidhënies gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun para se të përdorni lakërishten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat