Heq nga tregu pesë kremra për diell “Johnson&Johnson”: Në vend që të mbrojnë, ato mund të shkaktojnë kancer

Shëndetësia

Heq nga tregu pesë kremra për diell “Johnson&Johnson”: Në vend që të mbrojnë, ato mund të shkaktojnë kancer

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Kompania amerikane “Johnson&Johnson” (J&J) do të tërheqë vullnetarisht pesë kremra dielli nga tregu.

Spërkatjet në fjalë janë Neutrogena dhe Aveeno pasi që u zbulua se shkakton kancer në disa mostra.

Këto janë katër produkte aerosoli për mbrojtjen nga dielli nga marka Neutrogena – “Beach Defense”, “Cool Dry Sport”, “Invisible Daily Defense” dhe “Ultra Sheer”, dhe llak “Protect + Refresh” nga kompania Avino, raporton theguardian.

Kompania me bazë në New Jersey tha se konsumatorët duhet të ndalojnë së përdoruri ato produkte dhe t’i largojnë, pasi testet e brendshme zbuluan nivele të ulëta benzine në disa mostra.

J&J gjithashtu informon shpërndarësit dhe shitësit me pakicë që të pezullojnë shitjen e këtyre produkteve dhe të rregullojnë kthimin e tyre “si një masë paraprake”.

Image

 

Benzeni klasifikohet si një kancerogjen njerëzor, një substancë që potencialisht mund të shkaktojë kancer në varësi të niveleve dhe shkallës së ekspozimit të lëkurës në atë përbërës.

Kompania amerikane shtoi se benzeni nuk është një substancë që është pjesë e produkteve të saj të kremrave ndaj diellit dhe se po heton shkakun e ndotjes së produkteve të saj me atë përbërës.

Deklarata gjithashtu thekson se ekspozimi ditor në sasitë e benzenit, të cilat u përcaktuan në testet në këto spërkatje me krem dielli, nuk mund të shkaktonte pasoja të dëmshme shëndetësore.

Konsumatorët këshillohen të kontaktojnë mjekun ose profesionistin e kujdesit shëndetësor nëse kanë ndonjë shqetësim, pyetje ose nëse kanë përjetuar ndonjë problem në lidhje me përdorimin e këtyre produkteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat