Ilaç i mushkërive shurupi nga gjethe delli

Shëndetësia

Ilaç i mushkërive shurupi nga gjethe delli

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Gjethe delli (lat plantago major dhe plantago minor) është bimë shëruese, derisa shurupi i përgatitur prej saj shëron mushkëritë dhe kollën.

Në mjekësinë popullore ajo përdoret edhe për shërimin e plagëve të jashtme, të ënjturat dhe infeksionet. Merrni një shishe prej pesë litrave dhe në fundin e saj shtoni 2 deri 3 cm gjethe delli të pastruara mirë. Aty shtoni edhe sheqer të vrugët, duke mbuluar 1 cm të shishes.

Kështu vazhdoni duke i kombinuar ato derisa ta mbushni shishen. Gjatë natës e lini të pushojë, e të nesërmen përsëri e bëni të njëjtën, pasi që ato tashmë kanë "fjetur".

Më pas shishen e futni në tokë, ajo lëshon lëngun përmes temperaturës së tokës. E kulloni më pas e më pas shurupin e vloni. Të rriturit mund të marrin një lugë të madhe, ndërsa të vegjlit një lugë të vogël në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat