Patologjitë e zorrës së trashë dhe si të kujdesemi gjatë verës?

Shëndetësia

Patologjitë e zorrës së trashë dhe si të kujdesemi gjatë verës?

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:43
Erjona Sinani

Gjatë stinës së verës, rritet konsumi i ushqimeve të shpejta, por edhe i pijeve alkoolike.

Kjo mund të shkaktojë probleme të zorrës së trashë, të cilat nëse nuk trajtohen mund të dëmtojnë cilësinë e jetës.

Mjekja Erjona Sinani, kirurge e Përgjithshme pranë spitalit “Hygeia” i drejtohet me një apel qytetarëve.

Ju rekomandoj që në këtë periudhë pushimesh zgjasni kohën e marrjes së lëngjeve gjatë gjithë ditës . Jo vetëm për hidrimin, por edhe për të shtuar mundësinë e daljeve më të lehta. Duke qenë që stina ka sezonin me ushqime të pasura me fibra kjo është një gjë e zakonshme për t’u konsumuar. Por ju rekomandoj të mos konsumoni alkool me ngjyrë dhe sidomos çokollatat e zeza. Qëndrimi në orët e gjata në trafik është në disfavor për ato që kanë probleme të zorrës së trashë. Por ecjet dhe vrapi në natyrë apo buzë detit janë një shërim. Pavarësisht se është kohë vere, mos hiqni dorë nga supërat, sepse marrja e tyre është ushqim i sigurt për një transit normal të zorrës së trashë”, shprehet mjekja.

Në rast se pacientët shfaqin probleme të tilla, mjekja këshillon që të drejtohen pranë urgjencës së spitalit “Hygeia” për një trajtim të specializuar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat