Receta për zhbllokimin e sinuseve

Shëndetësia

Receta për zhbllokimin e sinuseve

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Sa herë keni anashkaluar shkuarjen te mjeku dhe keni marrë sprej për hundë për t'i zhbllokuar sinuset. Deri te lehtësimi i rrugëve të frymëmarrjes mund të vini përmes rrugëve natyrale, me këtë kavanoz efikas, që mund ta përgatisni në shtëpi. 'Kavanozi për frymëmarrje' është mënyra e duhur që t'i hapni sinuset dhe t'i hiqni dhimbjet. Zgjidhni një kavanoz me mbyllje hermetike nga 90 ml, aty vendosni 3 pambuk të pastër që largojnë grimin dhe aty shtoni vajrat eterike

NË PAMBUK SHTONI:

• 15 pika vaj të origanos • 15 pika vaj lisi • 15 pika vaj të mentës • 15 pika limoni Mbylleni fort kavanozin dhe e lini në vend të ftohtë dhe të thatë. Sa herë që të ndjeni dhimbjet e sinuseve, apo t'i keni të bllokuar, hapeni kavanozin, merrni frymë thellë nga aty, për t'u relaksuar.

Përdoreni kavanozin të merrni frymë sa herë të keni nevojë, kur të keni ndjerë simptomat e sinuseve të bllokuara. Kur të vëreni se aroma po dobësohet,atëherë shtoni pika shtesë të vajrave eterikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat