Sinoptikanët: Kujdes, vala e nxehtë e gushtit nuk ka mbaruar

Shëndetësia

Sinoptikanët: Kujdes, vala e nxehtë e gushtit nuk ka mbaruar

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin do të vijojë të jetë prezent, pavarësisht një uljeje të lehtë të temperaturave këtë fundjavë.

Sinoptikania Lajda Porja tha gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij muaji të ketë një valë tjetër të nxehti afrikan në vend.

“Valë e nxehtë në fakt me epiqendër në brigjet e Egjeut. Kjo është vala më e nxehtë tani për verën. Kjo valë e nxehtit po zgjat pak më shumë. Termometri ka shënuar 42 gradë, madje ka pasur rritje të vlerave sot. Pjesa më e madhe e zonave perëndimore shënojnë 40, e në qarkun e Fierit dhe Beratit temperaturat shënojnë 42 gradë.

Temperatura të larta janë dhe në Kukës dhe Has. Parashikohet që deri në mesin e javës, do të ketë më pas një rënie të lehtë. Pra, nga 42 pritet të shkojnë në 40 gradë.

Që nga ora 10 e paradites, deri në orën 14:00 do të jetë piku. Fatmirësisht në disa zona do të ketë rrebeshe shiu në zona të izoluara. Freskimi i motit do të ndihet në fundjavë kur temperaturat do të zbresin deri në 35 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e një tjetër vale në gusht që do përfshijë Shqipërinë. Të nxehtit afrikan këtë verë si epiqendër kanë pasur brigjet e Egjeut”, tha Porja për News 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat