Mandarinat ju mbrojnë zemrën dhe shërojnë diabetin

Shëndetësia

Mandarinat ju mbrojnë zemrën dhe shërojnë diabetin

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Të shijshme dhe me aromë të këndshme, mandarinat gjatë kësaj stine duhet t'i hani sa më shumë. Kjo pemë e lëngshme ndihmon në heqjen e kolesterolit të dëmshëm dhe e mbron zemrën, e marrë parasysh se ofron ndjenjën e ngopjes, u sugjerohet edhe atyre që dëshirojnë të humbin ndonjë kilogramë shtesë.

Pektina në mandarinë parandalon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, e me këtë edhe ndjenjën e urisë.

Përbërësit e saj, vitamina C dhe vitaminat e grupit B, mineralet, si: kalciumi, magnezi, zinku dhe kaliumi ndikojnë pozitivisht në shëndetin e trurit duke përmirësuar funksionet e tij, që ndikon për përqendrim dhe kujtesë më të mirë.

Pos për kthjellimin e trurit, është e dobishme edhe për bukurinë - mandarina është e pasur me antioksidues, që parandalojnë lirimin e radikaleve të lira dhe dëmtimin e lëkurës, prandaj është preparat i shkëlqyeshëm për kujdesin ndaj fytyrës. Mandarina do t'ju ndihmojë të ruani edhe dukjen e re të lëkurës - falë pasurisë me antioksidues mbron nga radikalet e lira. Studimet e fundit tregojnë se mandarina përmban substancën nobletinë, e cila ndihmon në luftën kundër mbipeshës, ruan shëndetin e arterieve, si dhe mbron nga diabeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat