​Simptomat afatgjata të COVID-19 janë të rralla te fëmijët

Shëndetësia

​Simptomat afatgjata të COVID-19 janë të rralla te fëmijët

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Fëmijët që sëmuren me koronavirus rrallë kanë simptoma afatgjata dhe shumica shërohen në më pak se një javë, tregojnë hulumtimet.

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër thonë se, megjithëse një grup i vogël mund të ketë simptoma të zgjatura të sëmundjes, ata ishin "të bindur" se numri ishte i ulët.

Një ekspert në Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve tha se të dhënat pasqyronin atë që mjekët kishin parë në klinika.

Krahasuar me të rriturit, fëmijët janë shumë më pak të rrezikuar nga koronavirusi, shkruan BBC.

Shumë njerëz të infektuar nuk zhvillojnë simptoma, dhe ata që kanë një tendencë për të pasur një sëmundje të lehtë.

Ky studim i rishikuar nga kolegët, i botuar në revistën Lancet Child and Adolescent Health, shikoi se si ndikoi COVID-19 te fëmijët në lidhje me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.

Janë përdorur të dhënat e siguruara nga prindërit ose kujdestarët për aplikacionin britanik "Zoe Covid Study".

Studimi ekzaminoi 1.734 fëmijë, të moshës midis 5 dhe 17-vjeç, të cilët u raportuan se kishin zhvilluar simptoma dhe ishin pozitivë për COVID-19 në periudhën nga shtatori 2020 deri në shkurt 2021.

Studiuesit thonë se është shumë e vështirë të gjesh se sa fëmijë ishin infektuar në atë periudhë kohore, por ata vlerësojnë se më shumë se 400.000 fëmijë dhe të rinj rezultuan pozitivë.

Katër për qind u zbuluan se kishin simptoma për katër ose më shumë javë, dhe dy për qind kishin simptoma për më shumë se tetë javë.

Simptomat më të zakonshme të raportuara ishin dhimbje koke dhe lodhje. Të tjerët përfshinin dhimbjen e fytit dhe humbjen e ndjenjës së nuhatjes.

Mesatarisht, fëmijët më të mëdhenj zakonisht ishin të sëmurë pak më gjatë se fëmijët në shkollën fillore, dhe midis moshës 12 dhe 17-vjeç u desh një javë për t'u shëruar, ndërsa për fëmijët më të vegjël sëmundja zgjati pesë ditë.

Shkencëtarët shpresojnë se këto gjetje do të qetësojnë familjet.

Ekipi gjithashtu ekzaminoi një numër të barabartë të fëmijëve që kishin simptoma por ishin negative për COVID-19.

Vetëm disa fëmijë - 15 nga 1.734 - kishin simptoma për të paktën 28 ditë, më pak se një në 100.

Emma Duncan, një profesoreshë e endokrinologjisë klinike në Kolegjin Mbretëror në Londër, e cila punoi në hulumtim, kur u pyet nëse fëmijët mund të kenë simptoma afatgjata të sëmundjes pas COVID-19, u përgjigj "se është e mundur, por se nuk është e zakonshme".

“Fëmijët gjithashtu mund të kenë simptoma të zgjatura të sëmundjeve të tjera. Ne duhet të kujdesemi për fëmijët tanë që kanë pasur sëmundje afatgjata, pavarësisht nëse është COVID-19 apo ndonjë gjë tjetër," tha Duncan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat