Pse duhet të konsumojmë shegë?

Shëndetësia

Pse duhet të konsumojmë shegë?

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Shega (punica grantum) është një pemë vjeshtore dhe, përkundër asaj se rrallë e hamë, ajo është shumë e dobishme për shëndet. Ja disa nga dobitë e saj: E forcon imunitetin -një shegë plotëson deri në 16% të nevojave ditore për vitaminë C. Për këtë shkak nuk habitë fakti që preferohet konsumimi ditor i shegës për forcimin e imunitetit, e sidomos në kohën e ftohjeve, virozëve dhe gripit.

E mbron zemrën -shega përmban edhe antioksiduesin punicalaginë, i cili ka veprim të dobishëm për shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Konsumimi i rregullt i tij e ulë shtypjen e gjakut dhe zvogëlon sasinë e kolesterolit të keq në organizëm.

E përmirëson disponimin -nëse doni që ta përmirësoni disponimin, atëherë hani sa më shumë shegë. Kjo pemë është plot me substanca fitokimike, të cilat nxisin sekretimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Ruan eshtrat dhe dhëmbët -shega është e pasur me kalcium, fosfor dhe hekur, prandaj konsiderohet e dobishme për shëndetin e dhëmbëve dhe për parandalimin e osteoporozës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat