Mos po e keqkuptojmë misionin e vaksinave?

Shëndetësia

Mos po e keqkuptojmë misionin e vaksinave?

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Vaksinat ARN Messenger (mRNA) parandalojnë sëmundjen simptomatike dhe të rëndë të variantit Covid-19, Delta, por ç'do të thotë nëse... personat e infektuar me Delta, të vaksinuar dhe jo, mbajnë sasi të barabarta të virusit?

Në dhjetor të 2019-ës, Covid-19 ishte ngjitës, por jo aq infektiv sa mund të ishte. Virusi infektoi dy persona dhe ata infektuan dy të tjerë. Vazhdimin e dimë të gjithë.

Thënë këto, nuk duhet ta fajësojmë përhapjen e infeksioneve Delta tërësisht tek të pavaksinuarit, kur mund të jetë edhe "faji" i të vaksinuarve. Problemi me modelet e përhapjes së Covid është se virusi ka ndryshuar gjatë 18 muajve të eksperimentit dhe atyre që studiuesit kanë mësuar për të. Deri më tani, shkencëtarët kanë zbuluar shumë për virusin, por Delta është shumë i ndryshëm nga variantet e mëparshme dhe kështu, ka krijuar paqartësi të reja.

Sidoqoftë, disa (jo të gjithë) studiues mendojnë se edhe të vaksinuarit janë po aq fajtorë sa të pavaksinuarit për përhapjen e virusit. 

Një studim në Izrael tregoi se infektiviteti ishte zvogëluar ndjeshëm tek njerëzit e vaksinuar. Ky nuk është studimi i vetëm që nxjerr këtë përfundim, por pjesa më e madhe e këtyre studimeve ishin përpara variantit Delta. Në këtë pikë, ne nuk kemi të dhëna të publikuara mbi transmetimin e infektueshmërisë nga Delta midis personave të vaksinuar. Edhe pse mjekët thonë se vaksinat "funksionojnë" edhe për Delta-n, por deri në çfarë pike?

Ajo që nevojitet është një studim në shkallë të gjerë që përfshin si persona të vaksinuar ashtu edhe ata të pavaksinuar. Problemi është se personat e vaksinuar nuk e ndiejnë nevojën për testim, kështu që studiuesit kanë shumë pak të dhëna.

"Meqenëse më shumë se 98 përqind e personave plotësisht të vaksinuar ndihen mirë - dhe për këtë arsye nuk e ndiejnë nevojën për testim - ata ka të ngjarë të transmetojnë virusin Delta pa e ditur se po e mbartin atë", thotë studiuesit Joseph Mazur.

Një arsye e mundshme për përhapjen

Vaksinimet na mbrojnë nga sëmundjet e rënda, por ato ofrojnë shumë pak mbrojtje për të tjerët sepse - siç supozon Mazur - të vaksinuarit mes nesh mbajnë po aq virus në zgavrat e tyre të hundës sa të pavaksinuarit. Ne mendojmë se jemi imunë, kështu që sillemi sikur s'ka asnjë problem të jemi me njerëz të vaksinuar e të pavaksinuar, duke folur pa maska e duke qëndruar në ambiente të mbyllura/të mbipopulluara.

Virusi, atëherë, vazhdon të kërcejë nga një person te tjetri, i vaksinuar ose jo, duke vazhduar të qarkullojë në gjithë globin. Duhet të kuptojmë se vaksinat nuk janë "plumba magjikë", edhe pse janë shumë efektive në parandalimin e simptomave që lidhen me Covid-19/Delta. 

Si përfundim, nevojiten studime në shkallë më të gjerë për transmetimin e Delta-s si tek të vaksinuarit, ashtu edhe tek të pavaksinuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat