U njektoi njerëzve ‘ujë të kripur’ në vend të vaksinave, infermierja nën hetime

Shëndetësia

U njektoi njerëzve ‘ujë të kripur’ në vend të vaksinave, infermierja nën hetime

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Autoritetet në Gjermaninë veriore kanë apeluar te mijëra njerëz që të marrin një tjetër dozë të vaksinës kundër COVID-19, pasi një hetim policor ka gjetur se një infermiere e Kryqit të Kuq i ka injektuar ata me tretje të kripës.

Infermierja dyshohet se i ka injektuar njerëzit me këtë tretje në vend të dozës origjinale në një qendër vaksinimi në Friesland – zonë rurale në veri – në fillim të pranverës.

“Jam thellë i shokuar nga kjo ngjarje”, ka thënë Sven Ambrosy, asamblist lokal, në Facebook pasi autoritetet u bënë thirrje 8600 qytetarëve që mund të kenë marrë tretjen e jo vaksinën.

Derisa ‘tretësira e kripur’ është e padëmshme, shumica e njerëzve që u vaksinuan në Gjermani në muajin mars dhe prill, kur ndodhi zavendësimi i dyshuar janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar.

Hetuesi i policisë, Peter Beer, duke folur gjatë një konference shtypi, tha se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve kishte “një dyshim të arsyeshëm të rrezikut”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse e dyshuara ishte arrestuar apo akuzuar për rastin, që sipas transmetuesit NDR, iu ishte dorëzuar një njësie speciale që heton krimet e motivuara politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat