Hani sa më shumë manaferra këtë verë, ja pse!

Shëndetësia

Hani sa më shumë manaferra këtë verë, ja pse!

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 06:54
Ilustrim

Manaferra është një frut i shijshëm dhe i gjithanshëm. Kulturat e lashta e perceptojnë manaferrën, si një farë të keqe ose një bimë e egër, megjithatë historia e saj mjekësore shkon në më shumë se 2000 vjet. Që para 2000 vjetësh manaferra është përdorur si një frut kurues.

Megjithëse, në lashtësi, manaferra shihej si një farë e keqe, përftimet e saj janë vërtetuar si të rëndësishme për shëndetin. Nëse ju hani sa më shumë manaferra, do të keni shëndet më të mirë, imunitet të fortë, zemër të shëndetshme etj.

Manaferra ka vlera ushqyese të mëdha

Manaferra ju siguron, vitaminat A, B1, B2, B3, C, E, K etj. Pra nëse ju hani manaferra do të keni në organizëm të gjitha vitaminat e nevojshme. Ato përmbajnë gjithashtu kalcium, hekur, magnez, kalium, zink etj.

Ka antioksidantë

Parandalojnë kancerin

Sipas studimeve të kryera së fundmi, manaferra ka veti të mira për të luftuar kancerin. Ajo mund të luftojë kancerin e mushkërive, zorrës së trashë dhe kancerin e ezofagut.

Mikro-ushqyeset e pranishme te manaferra, ushtrojnë një efekt parandalues ​për përhapjen e qelizave malinje.

Parandalon mosfunksionimin e enëve të gjakut

Mbron kujtesën

Për të gjithë ju, që keni probleme me kujtesën, të hani sa më shumë ëmbëlsira. Studimet kanë sugjeruar se, përbërësit polifenolikë të pranishëm në manaferra, ndihmojnë në ngadalësimin e humbjes së kujtesës, e lidhur kjo me moshën dhe aktivitetin e trurit.

Përmirëson tretjen

Manaferrat janë një burim shumë i mirë, i dy fibrave esenciale, atë të përzgjedhjes dhe tretshmërisë. Këto fibra, ndihmojnë shumë në tretjen e ushqimit. Fibra e përzgjedhjes, tërheq ujin te zorra dhe kjo ndihmon në lëvizjen e rregullt të zorrëve, lirinë nga kapsllëku etj.

Forcon zemrën

Vuani nga zemra? Mos ndoshta nuk dini se çfarë të bëni për ta zgjidhur këtë problem? Hani sa më shumë manaferra dhe do të keni një zemër të fortë, si guri. Fibrat, magnezi i pranishëm te manaferra parandalojnë arteriet që të bllokohen dhe stimulojnë qarkullimin e rregullt të gjakut, duke shmangur kështu edhe ndonjë sulm në zemër.

Rrit imunitetin

Manaferrat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar të trupit, për shkak të pranisë së fitoestrogjeneve, vitaminave dhe mineraleve. Konsumi i rregullt i manaferrave ndihmon në luftën kundër patogjenëve të ndryshëm dhe mbron trupin nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera fatale.

Mban nën kontroll peshën

Duke iu referuar sasive shumë të ulëta të sheqerit, manaferrat ndihmojnë në menaxhimin e peshës së shëndetshme. Pastrimi efektiv i zorrëve, për shkak të përmbajtjes së fibrave në manaferrë dhe shumë pak kalori e bëjnë atë një frut të shkëlqyer, që përkujdeset për peshën.

Mbron kockat

Manaferra përmban minerale vitale si: magnezi dhe kalciumi, të cilat janë esenciale për ruajtjen e eshtrave të shëndetshme. Kalciumi forcon kockat dhe magnezi lehtëson thithjen e kalciumit dhe kaliumit në trup.

Përkujdeset për lëkurën

Manaferra mund të shërbejë si një ndihmë për përkujdesjen ndaj lëkurës. Ajo është e mbushur me shumë lëndë ushqyese të dobishme për lëkurën si: vitamina C, vitamina E dhe antioksidantë të tjerë të fuqishëm.

Përmirëson shikimin

Manaferra është e dobishme për mbrojtjen e syve. Konsumi i rregullt i manaferrave ndihmon në mbrojtjen e syve nga rrezatimet ultravjollcë, duke siguruar praninë e luteinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat