Si funksionojnë antitrupat monoklonalë ndaj varianteve Covid-19?

Shëndetësia

Si funksionojnë antitrupat monoklonalë ndaj varianteve Covid-19?

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Përballë përhapjes së varianteve ne pyesim veten për efektivitetin e mjeteve që kemi në dispozicion. Mburoja e vaksinës duket se i reziston valës së varianteve, por çfarë dimë për antitrupat monoklonalë?

Studimi i parë i jetës reale që krahasoi këto ilaçe në trajtimin e infeksionit Covid-19 të shkaktuar nga variantet u krye në Pisa dhe u prezantua në kongresin ECCMID( Shoqëria Evropiane e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, ose ESCMID, është një organizatë ndërkombëtare shkencore jofitimprurëse) disa javë më parë.

“Rezultatet e marra tregojnë se për fat të keq variantet modifikojnë objektivin e veprimit të antitrupave monoklonalë dhe potencialisht mund të ulin efektivitetin e tyre. Por kjo rënie nuk është e njëjtë për të gjitha ilaçet”, shpjegon Marco Falcone, bashkëpunëtor në Sëmundjet Infektive në Universitetin e Pizës dhe autor i studimit.

Në Itali, tre antitrupa monoklonalë janë autorizuar, kombinimet bamlanivamb / etesevimab, casirivimab / imdevimab dhe sotrovimab.

“Në realitet, pacienti duhet të çohet në spital për infuzion dhe për vëzhgim të mëvonshëm, por më pas ai mund të shkojë në shtëpi. Një mënyrë e lehtë që parandalon zhvillimin e sëmundjes së rëndë,” shpjegon Falcone.

Prandaj, studiuesit filluan të administrojnë së pari dy kombinimet e miratuara për pacientët kur ata u paraqitën, duke kapur fillimisht variantin beta.

“Në laboratorin tonë ne kemi renditur gjithmonë të gjithë viruset e izoluar dhe kështu ne mund të shohim në kohë reale se cili ilaç ka punuar më mirë në cilin variant,” thotë Falcone.

Studimi i paraqitur në kongresin ndërkombëtar, i cili së shpejti do të publikohet në revistën ” Infectious Diseases and Therapy “, tregon se si bamlanivamb / etesevimab humbet efektivitetin e tij në variantet beta dhe gama, ndryshe nga casirivimab / imdevimab të cilat nuk e humbin efektivitetin.

“Të gjithë ilaçet me antitrupa monoklonale të disponueshëm në Itali mbajnë aktivitet adekuat antiviral kundër varianteve alfa, ndërsa efikasiteti klinik dhe aktiviteti neutralizues i kombinimit bamlanivamb / etesevimab, ndryshe nga antitrupat e tjerë monoklonalë në dispozicion, duket të jetë zvogëluar në rast të një infeksioni me variantin beta dhe gama. Prandaj, në zonat gjeografike ku ka një qarkullim të varianteve beta dhe gama, sugjerohet që të përdoren antitrupa monoklonalë efektivë kundër të gjitha varianteve ose të paraprihet fillimi i terapisë me gjenotipizim / sekuencë ”, thuhet në studimin e prezantuar.

Megjithatë ekspertët shtojnë se vendimi për përdorimin e ilaçeve duhet të merret bazuar në epidemiologjinë dhe njohurinë shkencore të secilit vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat