Arsyet e mira për të ngrënë farat e shalqinjve

Shëndetësia

Arsyet e mira për të ngrënë farat e shalqinjve

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Farat e shalqinit janë sumplementë natyralë që i vlejnë shumë shëndetit, ndaj në këto pak javë vere që kanë ngelur, kur të hani shalqi kujtoni që farat mos t’i hidhni.

Arsyet janë këto:

Farat e shalqinit janë të pasura në fibra dhe ndihmojnë në eleminimin e substancave të dëmshme. Gjithashtu kanë përmbajtje potasiumi që ndihmon në tretje.

Nëse keni këmbë të fryra dhe të rënduara gjatë verës, farat e shalqinit mund të ndihmojnë shumë. Arsyeja është magnesiumi që përmbajnë, duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut.

Farat e shalqinit përmirësojnë humorin sepse përmbajnë vitaminë B.

Gjithashtu mund të mbani në kontroll nivelin e kolesterolit shumë lehtë me shalqi.

Farat e shalqinit ndihmojnë edhe në përmirësimin e gjendjes së lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat