Gjatësia/ Sa centimetra humbasim pas të 50-ave dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin tonë!

Shëndetësia

Gjatësia/ Sa centimetra humbasim pas të 50-ave dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin tonë!

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:07
Ilustrim

Ndërsa plakemi ne humbasim gjatësi nga mosha 50 vjeç e lart. Kjo humbje përshpejtohet pas moshës 70-vjeçare. Por sipas një studimi të fundit të publikuar në BMJ Open, shkurtimi mund të jetë kërcënues për gratë. Studimi lidhi rrezikun në rritje të vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare ose goditje në tru me humbjen e gjatësisë trupore. Por ka edhe një lajm të mirë, nëse ushtroheni rregullisht mund ta ndryshoni këtë situatë.

Kjo humbje e gjatësisë zakonisht shkaktohet nga tkurrja e shtyllës kurrizore, nga thyerjet e shtyllës kurrizore, por edhe për shkak të ndryshimeve në sjellje. Meqenëse gratë përjetojnë një humbje më të madhe sesa burrat në gjatësi studiuesit donin të hetonin nëse kjo humbje është një pararojë e vdekjes së parakohshme nga të gjitha shkaqet, por edhe nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ajo që zbuluan shkencëtarët është se gjatë matjeve të atyre që morën pjesë në studime, gratë humbën një lartësi prej 0.8cm, por vlerat shkonin nga 0 në 14cm. Në studimin që zgjati për 19 vjet, pati 625 vdekje nga të gjitha shkaqet. Por gjatë 17 viteve, sëmundjet kardiovaskulare ishin shkaku kryesor i vdekjes tek 157 gra, 37 raste nga goditja në tru dhe 362 nga shkaqe të tjera. Por gratë shtatshkurtra që ushtroheshin vazhdimisht humbitnin më pak gjatësi, pavarësisht se çfarë moshe kishin.

Çdo centimetër i humbur në gjatësinë e grave rriti më tej shanset për vdekje të parakohshme me 14% për gratë në Suedi dhe 21% për gratë në Danimarkë. Shkencëtarët po i kushtojnë vëmendje këtyre ndryshimeve në gjatësinë e grave në mënyrë që të parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat