Mësoni se pse duhet konsumuar portokajtë

Shëndetësia

Mësoni se pse duhet konsumuar portokajtë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Portokajtë janë pemë shumë popullore, sepse japin shumë energji. Shumica prej nesh pajtohemi se e kanë shijen më freskuese. Më poshtë mund të lexoni pse pikërisht portokajtë janë pemët që jua sugjerojmë. Ulin kolesterolin - për arsye se portokajtë janë përplot fibra të tretshme, e me të madhe ndihmojnë edhe në luftën me mbipeshën.

Forcojnë shëndetin e zemrës - portokajtë po ashtu janë përplot me kalium, minerale me elektrolite që janë përgjegjëse për punën si duhet të zemrës. Kur në trup të mungojë sasia e kaliumit,atëherë mund të ketë normalitet dhe aritmi në zemër. Zvogëlon gjasat për sëmundje të ndryshme - portokajtë janë përplot me vitamina C, që mbrojnë qelizat tona, duke neutralizuar radikalët e lirë.

Radikalët e lirë mund të shkaktojnë sëmundje kronike, si kanceri dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës.

Suksesi në infeksionet me viruse - studimet e fundit nga ekspertë botërorë tregojnë se polifenolet në portokaj me sukses mund të shërojnë, e madje edhe t'i pakësojnë inflamacionet me viruse. Liron nga kapsllëku - portokajtë janë përplot me fibra dietale që e stimulojnë sistemin tretës dhe lirojnë nga kapsllëku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat