Ju ushtojnë veshët, ja problemi!

Shëndetësia

Ju ushtojnë veshët, ja problemi!

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

S humicës së njerëzve veshët u ushtojnë vetëm gjatë verës, por ka të tillë që edhe gjatë gjithë vitit. Është karakteristikë në moshën e shtyrë, por kjo ndodh edhe në moshë të re, e mund të jetë simptomë e shumë sëmundjeve të rrezikshme. Ushtima shfaqet te 10-15 për qind e njerëzve, më shpesh te personat e moshuar, te 25 për qind e tyre.

Duhet dalluar ushtimën subjektive dhe objektive. Ushtima subjektive është ndjenja e zërit pa pasur bazë për të (në rreth 95 për qind të rasteve), e dëgjon vetëm i sëmuri.

Ushtima subjektive shfaqet në secilin ndryshim në kanalet e dëgjimit (dëmtimin e veshit të jashtëm, daulles së veshit, veshit të brendshëm, strukturës së trurit, etj.). Mund të shfaqet edhe te personat e rinj, në rastet e ekspozimit të gjatë të zhurmës (p.sh. muzika e zhurmshme, zhurma në vendin e punës).

Te personat e moshuar ndërlidhet me ndjeshmërinë e humbjes së dëgjimit. Ushtima objektive është shumë e rrallë, e shfaqet shkaku i zërit që e krijojnë strukturat në afërsinë e veshit të mesëm. Ushtimën në veshë mund ta shkaktojnë edhe disa ilaçe, por mund të jetë edhe si pasojë e infeksionit të veshit, otoskleroza, sëmundjet në enët e gjakut në kokë, tumoret në nervat dëgjimore dhe disa tumore në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat