Çfarë janë “pasaportat e vaksinës” anti-COVID-19 dhe a keni nevojë për të?

Shëndetësia

Çfarë janë “pasaportat e vaksinës” anti-COVID-19 dhe a keni nevojë për të?

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:55
“Pasaportë vaksine”

“Pasaportat e vaksinës” janë dokumente që tregojnë se jeni vaksinuar kundër COVID-19 dhe mund t’ju ndihmojnë të futeni në një numër të madh vendesh ku nuk lejohen personat e pavaksinuar.

Evropa dhe shtetet amerikane si Kalifornia dhe Nju Jorku krijuan formën dixhitale zyrtare që ju lejon të verifikoni regjistrimin tuaj të imunizimit COVID-19 dhe ta konvertoni atë në një kod të skanueshëm që mund të merrni në celularin tuaj.

Shumica e vendeve kërkojnë dëshmi vaksinimi, të tilla si karta që shënon datat e dozave tuaja.

Në SHBA, shfaqja e një fotografie të asaj karte në telefonin tuaj do të jetë e mjaftueshme, shkruan AP.

Danimarka, Greqia, Franca, Italia, disa provinca kanadeze dhe qytetet amerikane si Neë Orleans, Neë York dhe San Francisco janë ndër vendet që kanë kërkesa për vaksinim për të hyrë në vende si restorante të mbyllura ose teatro.

Zyrtarët në të gjithë botën fillimisht ngurronin që të bënin thirrje për vaksinim, por disa tani shpresojnë se duke vepruar kështu do të bindin më shumë njerëz që të imunizohen.

Bizneset që kërkojnë dëshmi të vaksinimit thonë se po përpiqen t’i bëjnë klientët dhe punonjësit të ndihen të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat