2 pijet hidratuese që detoksifikojnë trupin dhe përshpejtojnë metabolizmin

Shëndetësia

2 pijet hidratuese që detoksifikojnë trupin dhe përshpejtojnë metabolizmin

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:05
Ilustrim

Është e lehtë të thuhet se trupi ynë ndjen nevojën e detoksifikimit. Ndonjëherë ndiheni të rëndë, të lodhur apo keni të përziera. Këto janë sinjalet që dërgon trupi kur është i mbingarkuar. Kur jeni me pushime ose pasi e teproni me ushqimin dhe alkoolin është e nevojshme të keni një ilaç të shpejtë për të pastruar trupin. Akoma edhe më mirë nëse ilaçi është një pije e freskët dhe e shijshme. Me disa përbërës që gjenden lehtësisht, ne krijojmë pije që na ndihmojnë të heqim qafe toksinat e grumbulluara

Në fakt, pak njerëz e dinë se këto 2 pije hidratuese detoksifikojnë trupin dhe përshpejtojnë metabolizmin.

I pari ka panxhar dhe karota si përbërës kryesorë. Ka efekte detoksifikuese dhe diuretike, si dhe është shumë i pasur me antioksidantë. Për të mbështetur sistemin imunitar, karota siguron rezerva të mëdha të vitaminës C. Këto janë shumë të dobishme për të mbështetur trupin në kalimin midis verës dhe vjeshtës. Për të përgatitur një smoothie të mirë ju duhen:

1 karotë

1 panxhar

fetë xhenxhefil

një grusht rrush i kuq

çaj jeshil për shije

Procesi përfshin avullimin e karotës dhe panxharit. Kur të jenë mjaft të buta lihen të ftohen dhe përzihen së bashku me përbërësit e tjerë dhe hollohen me çaj jeshil, ose nëse preferoni, me kube akulli.

Pija e dytë ka efekte të fuqishme detoksifikuese. Në fakt, ajo përdor përfitimet e xhenxhefilit dhe limonit për të riaktivizuar metabolizmin. Përveç këtyre është edhe molla, e cila garanton një shije të ëmbël dhe rrit kapacitetet pastruese. Së fundi, marulja dhe lakra japin fibra që zbrazin dhe pastrojnë zorrën. Për përgatitjen e pijes mund të përdorni një blender. Përbërësit e nevojshëm janë:

1 mollë

2 ose 3 gjethe marule

1 gjethe lakër jeshile

1 copë xhenxhefil

gjysmë limoni pa lëvore.

Ajo që duhet të bëjmë është që të vendosim të gjithë përbërësit së bashku në blender. Pas marrjes së puresë rekomandohet ta holloni atë. Ju mund të përdorni ujë, çaj jeshil ose lëng molle. Për një efekt edhe më freskues, shtoni kube akulli. Një gjethe nenexhiku i jep edhe më shumë freski pijeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat