Arsyet pse duhet të ecni cdo ditë!

Shëndetësia

Arsyet pse duhet të ecni cdo ditë!

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Kur isha e vogël, gjyshërit e mi, më mësuan ta dua natyrën nëpërmjet të ecurit në park, pyll apo mal.
Shendetplotë dhe sot, që po mbërrijnë afro të 100 –at ata nuk e kanë ndaluar ecjen dhe punën modeste në kopshtin e shtëpisë.

Vendosa që sot të ndaj me ju, diçka që e kam të faktuar prej vitesh, benefitet e ecjes, të paktën 30 minuta në ditë.
Dicka është e sigurt, ecja nuk kërkon përkushtim, është argëtuese dhe efektive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 10 mijë hapa në ditë, të cilat mund të përkthehen në rreth 7 kilometra, si “dozën” e duhur të ecjes çdo ditë për të marrë përfitime.

Mbani në mend se ky është një numër hapash që është mesatarisht dyfishi i asaj që zakonisht ecni në një ditë mesatare.

8 arsye pse duhet të ecni cdo ditë:

1. Parandalimi i diabetit

Studimet e fundit konfirmojnë se një shëtitje e shpejtë ditore zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 duke trefishuar rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës, edhe në individët e predispozuar gjenetikisht.

2. Zvogëlon rrezikun e goditjes në tru

Një ecje e shpejtë 30-minutëshe 5 ditë në javë është ajo që duhet për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru.

3. Përmirëson dhe rrit metabolizmin.

Gjatë ecjes shpenzohet energji dhe gjatë shpenzimit të energjisë digjet masë dhjamore, gjë e cila përmirëson dhe përshpejton metabolizmin tuaj.

4. Edhe fibromialgjia (gjendje kronike e dhimbjes që prek 4% të popullsisë së botës dhe përfshin dhimbje reumatike të shpinës, tension të muskujve dhe madje edhe depresion) mund të reduktohet me një shëtitje 60 minutëshe 3 herë në javë.

5. Zëvendësimi i palestrës

Ecja çdo ditë është e mirë për trupin, mendjen … dhe xhepat! Po, sepse përveç kursimit të parave, një shëtitje e bukur në ajër të pastër mund të zëvendësojë lehtësisht një orë stërvitje në palestër.

6. Parandalon kancerin e gjirit
Ecja çdo ditë është e mirë për të gjithë, veçanërisht gratë. Sipas studimeve efektet e ecjes çdo ditë në shëndetin e një grupi grash të prekura nga kanceri i gjirit, rezultuan se aktiviteti fizik rriste shanset për mbijetesë me 45%.

7. Ecja mban trupin dhe mendjen e re
Këtë herë studimi është bërë nga disa studiues italianë, të cilët pas 4 vitesh kërkime të kryera në 749 persona me probleme të kujtesës, zbuluan se ata që bënin shëtitje të rregullta në ajër të paster kishin një rrezik shumë më të ulët të zhvillimit të regresit në demencën senile.

8. Përmirëson jetën seksuale
Një eksperiment i kryer në një grupim të grave të moshës midis 45- 55 vjeç ,ka treguar se aktiviteti i rregullt fizik jo vetëm që rrit dëshirën, por gjithashtu përmirëson ndjenjën e përmbushjes seksuale pas çdo marrëdhënieje (me përfitim të madh për harmoninë e çiftit).

Vendosni targetin ditor të ecjes 10 mijë hapa në ditë dhe përmbushini.
Do shihni se detaje të tilla do ju bëjnë të jëni më tepër të shendetshëm, energjikë, më pak të stresuar dhe humori juaj do të përmirësohet ndjeshëm.

Kujdesuni për shëndetin sepse është e vetmja gjë që nuk mund ta blini! /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat