Shkencëtarët meksikanë krijojnë maksa që neutralizojnë koronavirusin

Shëndetësia

Shkencëtarët meksikanë krijojnë maksa që neutralizojnë koronavirusin

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Shkencëtarët nga Universiteti Autonom i Meksikës kanë krijuar maska kundër koronavirusit, të cilat në fakt neutralizojnë llojin e koronavirusit SARS-CoV-2.

Lajmi është botuar në gazetën zyrtarte të universitetit.

Përkatësisht, maskat e avancuara kundër koronavirusit janë bërë nga një shtresë argjendi dhe bakri që neutralizojnë llojin e koronavirusit.

Për të testuar efektivitetin e shpikjes së tyre, shkencëtarët meksikanë e aplikuan atë tek pacientët me koronavirus pozitiv duke marrë pika të virusit kur ata kolliteshin.

Maskat u quajtën “SakCu” – “Sak” që në gjuhën Maya do të thotë argjend, dhe “Cu” është simboli kimik i bakrit.

Shkencëtarët thanë se nëse përqendrimi i virusit është i lartë, ai zhduket në 80 përqind të rasteve deri në 8 orë dhe nëse është e kundërta, atëherë virusi zhduket për dy orë.

Maska e re, ndryshe nga ato të zakonshme të disponueshme, mund të përdoret deri në dhjetë herë, domethënë ato mund të lahen dhe materiali i tyre nuk do të dëmtohet. Aktualisht, universiteti nuk do të prodhojë maska për përdorim masiv, pasi ato kanë një kapacitet prodhimi prej 200 maskash në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat