Ky lëng forcon sistemin imun

Shëndetësia

Ky lëng forcon sistemin imun

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Kjo stinë e vitit është stina e ftohtë, kur depërtojnë shumë gripa dhe lloje të ndryshme të ftohjeve, e të gjitha këto ndikojnë që sistemi juaj imun të dobësohet dhe të humbet në fuqi. Në vijim ju paraqesim një recetë, e cila është shumë e thjeshtë për t'u përgatitur, e cila ju ndihmon që të forcoheni dhe të ngriheni nga shtrati dhe të mos i nënshtroheni as gripit e as ftohjeve të zakonshme dimërore.

PËRBËRËSIT PËR RECETË:

100 miligramë vaj liri; Dy limonë të madhësisë mesatare; Një thelb të hudhrës; 500 gramë mjaltë.

PËRGATITJA E RECETËS:

Thelbin e hudhrës e pastroni mirë, ndërsa që limonët i pastroni me ujë me sodë bikarbonati dhe më pas me dhe pa lëvore i bluani, ndërsa që masën që e keni fituar nga kjo bluarje e përzieni me mjaltë, shtoni edhe vajin e lirit më pas. Dhe, gjithçka përzieni mirë, me një lugë prej drurit. Masën e përgatitur e ruani në frigorifer, në një kavanoz prej qelqit. E konsumoni tri herë në ditë nga një lugë të madhe të supës, gjysmë orë para ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat