Si ta përdorni limonin për të lehtësuar dhimbjet në gju

Shëndetësia

Si ta përdorni limonin për të lehtësuar dhimbjet në gju

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:10
Ilustrim

Limoni përveçse është një ndër përbërësit më të rëndësishëm në kuzhinë, përdoret dhe për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore. Vetëm përmbajtja e vitaminës C është një arsye e mirë për të konsumuar limon.

Përmban gjithashtu antioksidantë të njohur si flavonoidë, të cilët luftojnë sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Por a e dini se mund ta përdorni lëvoren e limonit për të luftuar dhimbjet e muskujve dhe nyjeve?

Metoda e parë

Grini lëkurën e një limoni dhe merrni vetëm pjesën e verdhë. Fërkojeni drejtpërdrejt në pjesën e trupit ku keni dhimbje dhe mbështilleni me një fashë. Mbajeni për dy orë dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Metoda e dytë

Vendoseni lëvozhgën e limonit në një kavanoz dhe mbulojeni me një filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër. Lëreni të qëndrojë për dy javë në një vend të errët. Pastaj mund të përdorni vajin e marrë në zonën ku keni dhimbje duke e mbuluar me garzë. Lëreni të pushojë gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat