Nëse e merrni vaksinë me afat të skaduar, çfarë do të ndodhë?

Shëndetësia

Nëse e merrni vaksinë me afat të skaduar, çfarë do të ndodhë?

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Së fundi u bë lajm i madh në Kosovë skadimi i afatit të 133 mijë vaksinave AstraZeneca. Por, çka ndodh nëse dikush merr vaksinë me afat të skaduar?

Përdorimi i vaksinave me afat të skaduar mund të ndjell reagime të dëmshme, por nuk ka raste të shumta të dokumentuara se një gjë e tillë ndodh, shkruan HealthDesk.

Nuk ka të dhëna ekzistuese që të marrësh një vaksinë me afat të skaduar për Covid-19 është gjë e rreziksme.

Shumica e vaksinave kanë afat skadimi prej rreth dy deri në tri vjet.

Prodhuesit e vaksinave Covid-19 ishin shumë të kujdesshëm në përcaktimin se sa gjatë mund të zgjas një vaksinë; ata kanë afat skadimi prej tre deri në gjashtë muaj.

Aktualisht, shumë prodhues vaksinash po kërkojnë që të zgjatet afati i skadimit të vaksinave.

Por, vaksinave mund t’ju dalë fati edhe nëse nuk mbahen në temperatura korrekte. Shumë vaksina Covid-19 kanë specifika të caktuara se si duhen ruajtur nëpër frigoriferë e nëpër friza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat