Pijet energjike, janë me rrezik për zemrën

Shëndetësia

Pijet energjike, janë me rrezik për zemrën

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

E kspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar rreth efekteve të dëmshme të pijeve energjike përplot me sheqer, kafeinë dhe stimulues të ngjashëm. Mjekët theksojnë se konsumimi i vetëm një pijes energjike, madje edhe te të rinjtë, shton rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët nga një ekip hulumtues amerikan 25 vullnetarëve u kishin dhënë një kënaqe me pije energjike, në suazat e normales me ato që janë në shitje në dy ditë të ndryshme.

NGRITJA E SHTYPJES SË GJAKUT BRENDA VETËM GJYSMË ORE

Më pas ekspertët kishin vërtetuar se konsumimi i një pije stimuluese shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut brenda vetëm gjysmë ore. Po ashtu ishin vërejtur edhe rritje të verave të hormoneve të norepinefrinës në gjak, si dhe rritjen e nivelit të kafeinës.

Të gjitha këto gjetje ishin prezantuar te "American Heart Association". Norepinefrina është substancë kimike që shton shtypjen e gjakut dhe stimulon ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen si përgjigje ndaj stresit. Këto ndryshime akute mund të shkaktojnë probleme me zemër, por edhe dispozita për rrezik të shtuar në sistemin kardiovaskular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat