Operacion i suksesshëm në QKUK: Pacientit i largohen 20 gurë nga veshkat

Shëndetësia

Operacion i suksesshëm në QKUK: Pacientit i largohen 20 gurë nga veshkat

Nga: M.L. Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:33
Gurët që iu hoqën pacientit

Shërbimi Klinik Spitalor dhe Universitar i Kosovës, njoftoi se në klinkën e urologjisë në QKUK është kryer një intervenim kirurgjik, ku një pacienti i janë hequr 20 gurë nga veshkat dhe kanali urinar.

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar”, thuhet në njoftim.

SHSKUK bën të ditur se pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

“Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat