Çaji nga gjethet e ullinjve, shërues i shumë sëmundjeve

Shëndetësia

Çaji nga gjethet e ullinjve, shërues i shumë sëmundjeve

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Vetëm dukja e ullinjve të dhuron përshtypjen se janë të shëndetshëm. Por, edhe gjethet e tij janë ilaç i përdorshëm.

Gjethet e ullinjve ndihmojnë te infeksionet e mushkërive, gonorreja, tuberkuloza, gripi, meningjiti, hepatiti B, urdhja. Ndihmon edhe te infeksionet në traktin urinar, por edhe te infeksionet kirurgjikale. Substancat në gjethet e ullinjve forcojnë sistemin imun, ngritin energjinë e organizmit, luftojnë viruset dhe parazitët, ulin shtypjen e gjakut, ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak

RECETA PËR ÇAJ

Për një gotë çaj prej 2 deri 3 dcl nevojiten 15 deri 20 gjethe të thara të ullirit. Vloni ujin, hidhni gjethet dhe e vloni edhe për 2 deri 3 minuta. Lini gjethet të qëndrojnë në ujë edhe për 10 minuta e më pas i nxirrni. Çajin mund ta pini të ftohtë ose të ngrohtë, me mjaltë. Limon apo pa asgjë. Ky lloj i çajit shëron shumë sëmundje. Ka shije të ëmbël, e më së miri është ta pini në pranverë, nga gjethet e freskëta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat