Malati i citrulinës ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon impotencën

Shëndetësia

Malati i citrulinës ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon impotencën

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Malati i citrulinës është një shtesë më pak e njohur, e përdorin edhe bodybilderët dhe të gjithë ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës

Citrulina është një përbërës që bodybilderët e njohin më shumë sesa njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Megjithatë, mund të jetë e dobishme për të dy palët,

Përkatësisht, ky aminoacid luan një rol të rëndësishëm në të ashtuquajturin cikël urea, gjatë të cilit niveli i amoniakut zvogëlohet dhe substancat e dëmshme nxirren nga trupi.

Citrulina është treguar se kontribuon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe njëherësh edhe në uljen e presionit të gjakut.

Kjo substancë zakonisht kombinohet me acid malik në suplemente. Kombinimi që rezulton quhet citrulinë malate dhe na ndihmon të kemi më shumë energji dhe i mbron muskujt nga sforcimet.

Studime të shumta kanë treguar se është e përshtatshme për bodybilderët dhe peshëngritësit, si dhe për çiklistët dhe disa atletë të tjerë, veçanërisht për ata që nuk janë në top formë.

Për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut, kjo shtesë mund të ndihmojë edhe te mosfunksionimini erektil, por efekti i tij në impotencë është ende duke u studiuar.

Përdoret deri në maksimum tre gram në ditë, por vetëm në konsultim me mjekun. Nën 18 vjeç, gratë shtatzëna dhe ato që ushqehen me gji nuk lejohen ta përdorin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat