Ja pse nuk duhet të merrni frymë përmes gojës kur jeni në gjumë?

Shëndetësia

Ja pse nuk duhet të merrni frymë përmes gojës kur jeni në gjumë?

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Ne përgjithësisht përdorim hundën për të marrë frymë. Frymëmarrja përmes gojës bëhet në rastet e kur hundët janë të bllokuara. Shumë njerëz marrin frymë përmes gojës, veçanërisht gjatë gjumit. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore.

Nutricionistja Pooja Makhija shpjegoi në instagram shkencën e frymëmarrjes me hundë dhe gojë.

“Sistemi ynë nervor autonom ka dy degë kryesore – simpatike dhe parasimpatike. Dega simpatike është përgjegjëse për përgjigjen “lufto ose ik”, ndërsa dega parasimpatike është përgjegjëse për përgjigjen “pusho dhe tret, prijë dhe miqësohu”. Në thelb dega simpatike nxit lëvizjen, dhe dega parasimpatike vë frenat dhe e ftoh trupin tuaj, “tha nutricionistja.

Ajo tutje shpjegoi se frymëmarrja me gojë e dërgon trupin drejt gjendjes simpatike, ndërsa frymëmarrja me hundë aktivizon përgjigjen parasimpatike. Sipas saj nëse trupi është në këtë gjendje për shkak të stresit kronik dhe mosfunksionimit të frymëmarrjes, ai nuk do të rindërtojë në mënyrë efektive indet, raporton Indianexpress.

“Natyrisht, ne marrim frymë me gojë vetëm kur hundët janë të bllokuara. Barërat dhe ushqimet me Vitaminë C, kurkumi (hap bllokimet e sinuseve), ushqimet dhe shtesat e pasura me zink mund të ndihmojnë vërtet në përmirësimin e frymëmarrjes së hundës. Flisni me dietologun tuaj për dozat dhe kohëzgjatjen e saktë, “tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat