A mund të na mbrojë botox-i nga infektimi me Covid?

Shëndetësia

A mund të na mbrojë botox-i nga infektimi me Covid?

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Toksina, një nga elementet më të rrezikshme të njohura për shkencën, ndihmon në zvogëlimin e rrudhave sepse relakson muskujt.

Është projektuar për të ndaluar rrudhat, por Botox-i gjithashtu mund të mbrojë njerëzit nga infektimi me Covid, sipas një studimi të ri francez.

Studiuesit thanë se nga pothuajse 200 pacientë, që injektuan Botox deri në korrik të vitit të kaluar, vetëm dy prej tyre patën simptoma të Covid.

Por ekspertët e përshkruan studimin si “të varfër” dhe këmbëngulën se nuk vërtetonte nëse Botox-i të linte ndonjë premtim për luftën kundër Covid.

Më shumë se një milion britanikë marrin injeksione Botox çdo vit, dhe procedura është edhe më e zakonshme në SHBA.

Toksina, një nga elementet më të rrezikshme të njohura për shkencën, ndihmon në zvogëlimin e rrudhave sepse relakson muskujt.

Por përdoret gjithashtu për arsye mjekësore, dhe u jepet pacientëve që vuajnë nga migrena dhe kontraktime të pavullnetshme të muskujve, për të ndihmuar në qetësimin e simptomave.

Rreth 193 pacientë u përfshinë në studim, nga të cilët tre të katërtat ishin gra (146). Ato ishin mesatarisht në të pesëdhjetat.

Të gjithë vullnetarët u ndoqën për tre muaj pasi morën injeksionet për të parë nëse u infektuan ose jo me virus.

Asnjë nga pjesëmarrësit nuk rezultoi kurrë pozitiv me Covid.

Rezultatet tona tregojnë një ndryshim domethënës midis numrit të individëve të infektuar në popullatën e përgjithshme dhe numrit të pacientëve të injektuar me Botox të cilët treguan shenja të Covid.

Ata pranuan se rajoni nga i cili u zgjodhën pacientët nuk ishte “një nga zonat më të prekura” në Francë, “por krejt e kundërta”.

Profesori Eillem van Schaik, drejtor i institutit të mikrobiologjisë dhe infeksionit në Universitetin e Birmingham, kritikoi studimin.

Ai tha për MailOnline: ‘Ky punim nuk mund të përdoret si dëshmi, madje as si dëshmi e dobët, që Botox mund të mbrojë kundër Covid.

Ai tha në Twitter: ‘Artikujt jashtëzakonisht të dobët për Covid vazhdojnë të botohen në revista të rishikuara nga kolegët’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat