Sa kohë i duhet trurit tonë të “zgjohet” në mëngjes?

Shëndetësia

Sa kohë i duhet trurit tonë të “zgjohet” në mëngjes?

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 07:31
Ilustrim

Koha që duhet për të aktivizuar trurin nuk është e njëjtë me atë që na “tund” nga krevati dhe shkencëtarët shpjegojnë pse. Se sa kohë i duhet trurit për të qenë në gjendje të kryejë me efikasitet të gjitha funksionet e tij varet nga ajo që quhet inercia e gjumit dhe ka të bëjë me atë se sa joaktiv jemi në intervalin nga momenti që lëmë krevatin.

Sipas një studimi të vitit 2019 që është bërë për gjumin, periudha e “inercisë së gjumit” që na mban pasiv, zgjat rreth 30 minuta ndërsa kërkime të tjera konkludojnë se 15 minuta janë të mjaftueshme. Pavarësisht studimeve të ndryshme, një shërim i plotë i trurit të njeriut nga një gjendje gjumi mund të zgjasë deri në një orë.

Një gjë tjetër që është e rëndësishme është se truri është më efikas në tre orët e para pas zgjimit në mëngjes sesa në pjesën tjetër të ditës. Rregulli tre orësh sjell rezultate të shkëlqyera nëse përpiqeni të zgjoheni çdo ditë sa më shpejt që të mundeni. Me kalimin e orëve, truri fillon të ngadalësohet në përpunimin e informacionit dhe aftësinë për t’u përqendruar dhe për të marrë vendime.

Nëse përdorni tre orët e para të ditës siç duhet, atëherë do të jeni në gjendje të zbatoni një vëllim të madh të punës me rezultate të shkëlqyera dhe do të jeni në gjendje të jeni më të qetë gjatë ditës, pa e detyruar trurin të punojë me një ritëm intensiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat