Sëmundja autoimune me progres të shpejtë. Ja çfarë duhet të dini

Shëndetësia

Sëmundja autoimune me progres të shpejtë. Ja çfarë duhet të dini

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Artriti rheumatoid është një sëmundje inflamatore kronike që dëmton në radhë të parë artikulacionet, për të dëmtuar më vonë enët e gjakut, lëkurën, sytë, mushkëritë dhe zemrën. Flasim për një sëmundje autoimune, pra dëmtimi indoor vjen nga vetë sistemi imunitar që krijon antitrupa kundër organizmit, duke prekur më tepër artikulacionet siç mund ta shihni dhe në imazhin që shoqëron artikullin.

Në mënyrë precize, sëmundja godet membranat e kapsulave artikulare, duke shkaktuar dhimbje, erozion të strukturave dhe në stade të avancuara, çon në deformim. Veç këtyre, shtohet edhe inflamacioni që është përgjegjës për dëmet në strukturat e tjera të trupit.

Faktorët kryesorë të riskut përfshijnë seksin femër, moshën (mund të prekë çdo moshë, por më tepër atom bi 40 vjeç), gjenetikën, duhanpirjen, ekspozimin ambiental dhe obezitetin.

Ndër komplikacionet përmendim osteoporozën (që shkaktohet ose nga vetë sëmundja, ose nga barnat), inflamacioni në nivel të perikardit, inflamacioni në nivel të mushkërive, sëmundjet infektive si pasojë e imunosupresionit nga barnat, sindromi i tunelit karpal dhe linfoma.

Është një sëmundje kronike dhe personat e prekur duhet të përshtaten me një stil jete të favorshëm për të mos e përkeqësuar gjendjen e tyre. Kjo nënkupton terapi farmakologjike të rregullt dhe monitorim të vazhdueshëm. Në raste të caktuara nevojitet edhe fizioterapi, ergoterapi, ndërhyrje invasive si infiltrime dhe ndërhyrje kirurgjikale për të lehtësuar dhimbjen në disa artikulacione.

Diagnoza caktohet me ekzaminim të detajuar klinik, analiza të gjakut për të matur markuesit e inflamacionit tipikë, imazheria ku përdoren zakonisht radiografia, ekografia dhe skaneri për të vlerësuar edhe progresin e sëmundjes.

Mjekimi përfshin një sërë barnash antiinflamatorë, imunosupresorë dhe barna të caktuar për çdo grup komplikacionesh. Të gjitha këto vendosen në konsultë me mjekun reumatolog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat