Ngrënia e dardhës sjellë shumë dobi për shëndetin

Shëndetësia

Ngrënia e dardhës sjellë shumë dobi për shëndetin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël në gojë, por kjo frutë ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh. Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.

Dardha ka veti diuretike, që ndihmon në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, që ndihmon së tepërmi personat që vuajnë nga artriti urik. Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla. Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

Kjo frutë ul kolesterolin në gjak. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat