Erëza që shëron veshkat

Shëndetësia

Erëza që shëron veshkat

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Bima apo erëza që shëron veshkat (lat. Levisticum officinale) jo vetëm se është e shijshme, por ka shumë veti shëruese.

Në formë të thatë u shtohet gjellëve, supave, salcës dhe përgatitjeve të ndryshme prej mishit. Popujt e vjetër kanë përtypur farat e saj për ta lehtësuar tretjen. Mjekët popullorë e sugjerojnë për shërimin e veshkave, tretjen jo të mirë, fryrjet dhe problemet tjera në traktin tretës.

Përmirëson punën e tretjes, ndihmon te inflamacionet e fshikëzës, migrena, ndalon djersitjet e tepërta, zbut nervozizmin dhe natyrisht shëron veshkat.

Nuk ju sugjerohet grave shtatzëna, por as atëherë kur keni temperaturë të lartë. Shëruese janë të gjitha pjesët e bimës. Rrënja përmes tharjes nuk humbet vlerat shëruese, vajin eterik, taninën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat